Ariu ha rreth 3 mijë euro mjaltë në Marec

Ariu ha rreth 3 mijë euro mjaltë në Marec

Si duket ariu është zgjuar më herët nga gjumi dimëror për t’u ëmbëlsuar me mjaltin e bletëve. Rreth 3 mijë euro është vlera e dëmeve që ariu i shkaktoi bletarit Ilmi Metolli nga Mareci i komunës së Prishtinës, që ia hëngri mjaltin e bletëve e më pas ia theu 15 koshere të tyre.

Bletari nga ky fshat malor i kryeqytetit u ankua se ariu i ka dëmtuar edhe hidroforin e pemët e mbjella.

https://fb.watch/jg6w3SkfsL/

/Motilokal.com