Gjatë ditës së mërkurë pritet një depërtim i një fronti të ftohtë atmosferik, i shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të lagështa.
Në Shqipëri moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme, vende-vende në formën e shtrëngatave. Në zonën e jugut dhe veriperëndim në periudha të shkurtra kohore reshjet do të jenë në formën e stuhive të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore në lartësitë mbi 800 metra priten reshje të dendura.
Edhe në Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, ku gjatë pasdites priten rënie e temperaturave dhe reshje bore. Ndërsa në zonat malore priten reshje bore.
Në Maqedoninë e Veriut pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në male me borë. Pasdite dhe gjatë natës reshjet do të jenë më të bollshme vende-vende, ndërsa për shkak të depërtimit të masës ajrore të ftohtë e me erë të fortë veriore do të kalojë në borë në vendet më të larta dhe disa më të ulëta, sidomos në pjesët perëndimore. Në male do të krijohet mbulesë e re bore, ndërsa në disa vende më të larta do të ketë një mbulesë më të vogël.
/Motilokal.com
