Nis largimi i bërllokut nga Prishtina

Nis largimi i bërllokut nga Prishtina

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar opinionin se ekipet e saja kanë dalë në terren për të vazhduar me largimin e mbeturinave.

Me anë të një komunikate për media, “Pastrimi” njofton se kryerja e shërbimeve do të vazhdojë sipas planit dhe orarit të rregullt operativ.

“Falënderojmë secilin qytetar për mirëkuptimin që kanë treguar ndaj punëtorëve te kompanisë sonë”, tha kompania.

Ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në facebook ka shkruar: “Ekipi fantastik i kryeqytetit është mobilizuar së bashku me punëtorët e NPL “Hortikultura" sh.a - Prishtinë për t’u siguruar që të jetë Prishtina e pastër. Mbeturinat e grumbulluara po mblidhen dhe gjithë lokacionet e kontejnerëve po pastrohen me ujë. Në çdo kohë, në çdo vend për kryeqytetin.

/Motilokal.com