Gjatë ditës së mërkurë pritet një depërtim i një fronti të ftohtë atmosferik, i shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të lagështa.
Në Shqipëri moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme, vende-vende në formën e shtrëngatave. Në zonën e jugut dhe veriperëndim në periudha të shkurtra kohore reshjet do të jenë në formën e stuhive të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore në lartësitë mbi 800 metra priten reshje të dendura. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 10 deri në 12 °C.
Dita e enjte pritet të jetë me mot pjesërisht të vranët në pjesën e parë të ditës, pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 13 °C.
/Motilokal.com
