Mot me shi dhe borë në Kosovë

Mot me shi dhe borë në Kosovë

Gjatë ditës së sotme pritet një depërtim i një fronti të ftohtë atmosferik, i shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të lagështa.

Moti sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, ku gjatë pasdites priten rënie e temperaturave dhe reshje bore. Ndërsa në zonat malore priten reshje bore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 3 deri në 5 °C.

Dita enjte parashihet të jetë me mot të ftohtë, vranësira, e riga shiu në mëngjes dhe intervale me diell. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 1 deri në 3 °C.

/Motilokal.com