Mësoni se ç'mot pritet të mbajë në Maqedoninë e Veriut

Mësoni se ç'mot pritet të mbajë në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në male me borë. Reshjet do të jenë më të shumta në pjesët perëndimore. Në orët e vona të pasdites dhe gjatë natës, për shkak të depërtimit të masës ajrore të ftohtë me erë të fortë veriore, reshjet do të kalojnë në borë në vendet më të larta dhe disa më të ulëta, sidomos në pjesët perëndimore. Në male do të krijohet mbulesë e re bore, ndërsa në disa vende më të larta do të ketë një mbulesë më të vogël. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 3 deri në 5 °C.

E enjtja do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i freskët, vende-vende me fjolla bore. Do të fryjë erë e fortë deri e fortë nga drejtimi verior, e cila do të kalojë shpejtësinë mbi 70 km/h. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 6 °C.

/Motilokal.com