Ndryshon moti në Shqipëri: Drejtoria Detare del me njoftim për situatën meteorologjike

Ndryshon moti në Shqipëri: Drejtoria Detare del me njoftim për situatën meteorologjike

Drejtoria e Përgjithshme Detare përmes një njoftimi bën të ditur se gjatë ditës së sotme dhe të enjtes pritet përkeqësim i kushteve meteorologjike.

Po ashtu njoftohet se për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, ditën e sotme nuk do të ketë nisje të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.

Lexo njoftimin e plotë:

Më datën 15-16 mars 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar nga ora 22:00 e datës 15 mars, era do të jetë në drejtim veriperëndim-verilindje në forcën e detit deri 5-7 bft me shpejtësi ere deri 15-25 m/s dhe lartësi dallge deri 2.00-2.50 m

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, ditën e sotme nuk do të ketë nisje të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.

Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga ky anulimi i lundrimit, ndërsa për çdo sqarim të nevojshëm, ju ftojmë të kontaktoni me agjencitë respektive.

Mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit do te pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 mars 2023 ora 06:00.

Më qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

/Motilokal.com