Roboti ARTEMIS udhëton në Paris për RoboCup

Roboti ARTEMIS udhëton në Paris për RoboCup

Universiteti i Kalifornisë ka zhvilluar një robot humanoid të quajtur ARTEMIS (Advanced Robotic Technology for Enhanced Mobility and Improved Stability), i cili do të udhëtojë në Bordeaux të Francës për të marrë pjesë në ndeshjen e futbollit RoboCup.

Është një robot me një baraspeshim të jashtëzakonshëm në çfarëdo terreni, që mund të vrapojë dhe të ngrit të dyja këmbët nga toka gjatë lëvizjes. Profesor Dennis Hong tha se ky është roboti i parë i këtij lloji.

Risia kryesore që është pjesë e robotit janë aktivizuesit e tij, domethënë makinat që përdorin energji për të bërë lëvizje dhe janë projektuar posaçërisht për të funksionuar si muskuj biologjikë.

Roboti ARTEMIS u zhvillua si një robot humanoid për qëllime të përgjithshme dhe është rezultat i punës së studiuesve nga Laboratori për Robotikë dhe Mekanizma në Universitetin e Kalifornisë. Ky laborator është i përqendruar në lëvizjen dykëmbëshe në terren të ashpër.

Roboti i ri mund të vrapojë, të kërcejë dhe të ecë në terrene të pabarabarta dhe të paqëndrueshme, peshon pak më shumë se 38 kg dhe është 142 cm i gjatë, madje edhe kur shtyhet mund të ruajë stabilitetin.

Sipas studiuesve, ARTEMIS kaloi 2.1 metra në sekondë gjatë testeve laboratorike, duke e bërë atë robotin humanoid më të shpejtë në botë. Ai besohet të jetë vetëm roboti i tretë humanoid në përgjithësi dhe i pari që është krijuar në një mjedis akademik.

Fakti që aktivizuesit e ARTEMIS janë me energji elektrike, në vend që të kontrollohen hidraulikisht duke përdorur ndryshime në presionin e lëngut për të shkaktuar lëvizje, është një tjetër përparim domethënës.

Meqenëse sistemet hidraulike janë të njohura për rrjedhjen e lëngjeve, ato janë elektrikisht "më të pastra" dhe funksionojnë më qetë dhe me efikasitet sesa ato me aktivizues hidraulikë.

Studentët e testuan robotin gjatë shëtitjeve rutinë nëpër kampus për ta përgatitur atë për RoboCup, dhe tani do të vlerësojnë tërësisht aftësitë e tij në vrapim dhe futboll.


/Motilokal.com