Kumbaro: Vjosa Park Kombëtar unik për Shqipërinë po edhe për Evropën

Kumbaro: Vjosa Park Kombëtar unik për Shqipërinë po edhe për Evropën

“Vjosa Park Kombëtar, s’është përrallë por realitet”, kështu e nisi fjalën e saj Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro në ceremoninë e shpalljes Park Kombëtar të lumit Vjosa

Ndërsa lexoi disa mesazhe pas vendimit të qeverisë për të shpallur Vjosën, Park Kombëtar, Kumbaro e cilësoi vendimin shenjë e emancipimit të qeverisë, politikës dhe shoqërisë.

 “Vjosa Park Kombëtar tani. Nuk është përrallë por realitet, i një pune të bërë nga disa dhjetëra ekspertë. Është realitet i vizionit të qeverisë shqiptare që ka shpallur mjedisin prioritet. Është realitet i një Shqipërie që rritet, emancipohet. Shenjë emancipimi politik e social. Erdhëm deri këtu falë një komunikimi intensiv. Arritëm të ndërtojmë një ekip bashkëpunues mes organizatave mjedisore dhe institucioneve shqiptare”, tha ndër të tjera Kumbaro.

Ajo po ashtu theksoi se Vjosa është një Park Kombëtar unik për Shqipërinë po edhe për Evropën, i cili e fut vendin tonë në një tjetër kategori të hartës turistike evropiane dhe hap një tjetër rrugë të re për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social.

/Motilokal.com