Thwaites, akullnaja që rrezikon botën ta fundosë

Thwaites, akullnaja që rrezikon botën ta fundosë

Akullnaja Thwaites e cila gjendet në Antarktidë, ka filluar të shkrihet që nga vitet e 90-ta dhe dy dekadat e fundit procesi është përshpejtuar. Edhe pse nuk ka shumë pamje të detajuara të akullnajës Thwaites, sepse akulli gjigant ka dimensionet sa Britania e Madhe. Deri me tani në këtë vend nuk kanë shkuar më shumë se 50 persona, në tërë historinë.


Në këtë pjesë të izoluar të Antarktidës së shpejti do të zbresin qindra shkencëtarë që do ta studiojnë në çdo detaj, sepse nga përllogaritjet e tyre, në qoftë se planeti rrezikohet nga një kataklizëm, ai nuk vjen nga meteoritët ose vullkanet, por pikërisht nga Thwaites.


Pothuajse çdo vit shkrihen mbi 35 miliardë tonelata akull në ujë. 

E frika më e madhe është se po të shkrihet i tëri, niveli i detit do të rritej me 65 centimetra, duke krijuar probleme të mëdha në çdo qytet bregdetar./Motilokal.com