Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm ndërsa në aksin rrugor Korçë-Ersekë, konkretisht në Qafën e Qarrit reshjet kanë arritur deri në 7 cm.
Pastrimi i rrugëve është bërë i mundur nëpërmjet borëpastruesve dhe kriposjes dhe nuk paraqiten probleme.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimërore në rrugë.
Sipas njoftimit bëhet e ditur që kontraktorët janë ne gatishmëri për mirëmbajtjen dimërore dhe për mirëmbajtjen emergjente.
/Motilokal.com
