Leonardo DiCaprio: Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

Leonardo DiCaprio: Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

Aktori Leonardo Di Caprio ka reaguar pasi ditën e djeshme, Vjosa, që është lumi i egër i fundit në Evropë, u zyrtarizua Park Kombëtar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Di Caprio shkruan se lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det.

“Sot (dje) është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit, ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruan producenti hollivudian në petkun e aktivistit.

Një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, ku jetojnë më shumë se 1 mijë lloje kafshësh dhe bimësh, u shpall park kombëtar nga qeveria shqiptare, duke e bërë Vjosën të parin e këtij lloji në kontinent.

Lumi Vjosa rrjedh 270 kilometra nga malet e Pindit në Greqi përmes kanioneve të ngushta, fushave dhe pyjeve në Shqipëri deri në bregdetin e Adriatikut.

I lirë nga digat apo pengesat e tjera artificiale, është i pasur me specie ujore dhe mbështet kafshë të egra të panumërta, duke përfshirë vidrën, shkabën egjiptiane të rrezikuar dhe rrëqebullin ballkanik të rrezikuar në mënyrë kritike, nga të cilët vetëm 15 vlerësohen të mbeten në Shqipëri.

/Motilokal.com