Koreja e Jugut do të ndërtojë qendrën më të madhe të çipave në botë

Koreja e Jugut do të ndërtojë qendrën më të madhe të çipave në botë

Koreja e Jugut njoftoi se do të ndërtojë fabrikën "më të madhe në botë" për prodhimin e çipave në rajonin Gyeonggi në veriperëndim të vendit.

Në lajmin e agjencisë Yonhap, sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Energjisë, thuhet se në kuadër të projektit do të bëhet një investim prej 230 miliardë dollarësh.

Fabrika planifikohet të jetë funksionale nga viti 2042 ndërsa përveç çipave do të prodhohen ekrane, bateri dhe robotë.

Çipat që bëjnë pjesë në smartfonë, kompjuterë, televizorë, automjete, pajisje shtëpiake, janë ndër komponentët më të rëndësishëm të produkteve elektronike.

"Industritë më të fundit teknologjike janë motori themelor i zhvillimit, por gjithashtu janë siguri dhe aset strategjik. Janë gjithashtu të lidhura drejtpërdrejt me punët tona dhe jetesën e njerëzve", tha për mediat presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol.

/Motilokal.com