Moment i rrallë: Filmohet balena 40-tonëshe duke kërcyer mbi ujë

Moment i rrallë: Filmohet balena 40-tonëshe duke kërcyer mbi ujë

Zhytësi Craig Capeheart, ka filmuar një ngjarje magjike në brigjet juglindore të Afrikës së Jugut, një balenë 40-ton duke kërcyer në ujë. Për të dhe udhëtarët e tjerë kjo ishte një befasi e madhe, kur panë një balenë të tillë, të cilët filluan të bërtisnin nga frikë derisa ajo u përplaste me ujin.

Kafsha madhështore e cila po kryen një veprim të njohur duke u ngritur për t’u hedhur në ujë.

Megjithëse çdo herë që trupi i balenave është të paktën 40% mbi nivelin e detit, është mjaft e rrallë të shihet që i gjithë trupi i tyre duke fluturuar mbi ujë.

“Duket se asnjëherë më parë nuk është bërë regjistrim i një balene që hidhet plotësisht mbi ujë! Me të vërtetë një ngjarje shumë e rrallë”, shkruan Capeheart.

"Delfinët madje edhe peshkaqenët janë parë duke fluturuar mbi uji, por kjo është hera e parë për një balenë të madhe", tha ai.

Ju ftojmë të shikoni pamjet e balenës duke dhuruar spektakël në brigjet e Afrikës së Jugut./Motilokal.com