Java nis me temperatura pranverore në Shqipëri

Java nis me temperatura pranverore në Shqipëri

Moti këtë javë në Shqipëri parashikohet të jetë me mot pranverore, pasi vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike por dhe masa ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet në pjesën më të madhe të ditëve i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore, përjashtuar dita e martë ku priten reshje shiu.

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell.

Të martën pritet të jetë i vranët me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

E mërkura parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e me diell.

/Motilokal.com