E turpshme: Persona të pandërgjegjshëm dëmtojnë parkun ‘Idriz Rreci’ në Skenderaj

E turpshme: Persona të pandërgjegjshëm dëmtojnë parkun ‘Idriz Rreci’ në Skenderaj

Persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar pushimoret, lojërat e fëmijëve dhe pjesë tjera publike në parkun “Idriz Rreci” në Skenderaj.

Kjo gjendje ka nxitur reagimin e kryetarit të Komunës, Fadil Nura, i cili ka thënë se “pavarësisht përpjekjeve tona që me mish e shpirt mundohemi të krijojmë pak hapësirë për pushim, rekreacion dhe shëtitje, siç është parku i ri i përuruar javën e kaluar, për secilin që merr frymë në komunën tonë, për fatin tonë të keq, ekziston gjithmonë dikush i cili dëfrehet me vandalizëm, deri në këtë nivel sa shkatërron pushimoret dhe lojërat e fëmijëve në Parkun “Idriz Rreci” në qytet.

“Kushdo që ka mundur të shkaktojë këtë neveri, do të jap llogari”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

/Motilokal.com