Shkuma e dallgëve të detit mbulon qytetin Spanjoll [Video]

Shkuma e dallgëve të detit mbulon qytetin Spanjoll [Video]

Stuhia e fuqishme “Gloria” ka goditur pjesën lindore të Spanjës, që sipas njoftimeve të paktën katër kanë humbur jetën.

Rajoni përreth Valencias dhe ishujve Baleare, u godit më rëndë, me përmbytje të mëdha dhe erëra të forta që kanë shkaktuar panik.

Nga stuhia e fortë dhe valët e larta shkuma e oqeanit të martën mbuloi pjesë të qytetit bregdetar spanjoll Tossa de Mar.

Image result for Marine Foam Engulfs Spanish Streets as Storm Gloria

Pamjet treguan se valët po përplasen në plazhin e Tossa de Mar, me ujërat që lëviznin nëpër restorante dhe biznese të linjës bregdetare, gjatë rrugës për në qendrën e qytetit të vjetër.

Sipas autoriteteve të vendit shkuma e detit formohet normalisht kur oqeani thith koncentrime të larta të lëndës organike, siç janë lulëzimi i algave që formojnë agjentë shkumues.

Autoritetet në Tossa de Mar e përshkruanin situatën si të komplikuar, megjithatë, informuan se shkuma nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për banorët./Motilokal.com