ASK: Kosova ka mbi 481 mijë hektarë pyje

ASK: Kosova ka mbi 481 mijë hektarë pyje

Kosova llogaritet ndër vendet e pasura me sipërfaqe pyjore. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në publikimin e raportit “Disa Fakte mbi Mjedisin”, tregon se pyjet e Kosovës janë të ndara në pyje të larta, pyje të ulëta, shkurre dhe pyje të degraduara. Pjesën më të madhe të pyjeve të Kosovës e përbejnë pyjet e ulëta (42 %), ndërsa pjesën më të vogël e përbejnë pyjet e larta (15 %).

Sipas ASK-së inventarizimit kombëtar të pyjeve që është realizuar në vitin 2003, është vlerësuar se sipërfaqja totale pyjore është 464,800 ha apo 42% e sipërfaqes së përgjithshme të Kosovës.

“Rreth 278,880 ha janë toka pyjore në pronësi publike, që menaxhohen nga Agjencioni Pyjor i Kosovës (APK), dhe është e organizuar në gjashtë rajone gjeografike. Pyjet gjetherënëse përfaqësojnë 90 % të pyjeve të Kosovës dhe janë të dominuar nga dushqet dhe ahu, kurse pyjet halore mbulojnë rreth 7 % te pyjeve dhe janë të dominuar nga pisha, bredhi dhe hermoqi. Sipas të dhënave të vitit 2020 gjithsej sipërfaqja pyjore është 481,000 ha”, njofton ASK.

/Motilokal.com