Anija e parë me turistë për vitin 2023 ankorohet në Sarandë

Anija e parë me turistë për vitin 2023 ankorohet në Sarandë

Në Sarandë është ndalur sot anija e parë me turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Arethusa” ka prekur sot brigjet e Sarandës me turistë nga USA, ka bërë të ditur bashkia e Sarandës.

“Ogur i mirë për një sezon turistik të suksesshëm në Sarandën tonë”, thuhet në njoftim.

Lajmit për arritjen e anijes së parë me turistë i është gëzuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.


/Motilokal.com