Shiu i lë vendin diellit! Moti sot dhe nesër në Shqipëri

Shiu i lë vendin diellit! Moti sot dhe nesër në Shqipëri

Gjatë ditës së mërkurë Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet fillimisht në orët e para të ditës me vranësira e kthjellime. Më pas moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.  Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 8 deri në 18 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot të ngrohtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 19 °C.

/Motilokal.com