Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 ballësh goditi Turqinë perëndimore

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 ballësh goditi Turqinë perëndimore

Një tërmet i fuqishëm me një madhësi 5,4 shkallë të rihterit ka tronditur Turqinë perëndimore rreth orës 22:00, duke bërë që njerëzit të dilnin jashtë.

Autoriteti i Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha në një deklaratë se tërmeti ishte 5.4 në shkallën Rihter dhe ndodhi në rrethin Akhisar të provincës e Manisas.

Dy lëkundje tjera u regjistruan gjithashtu pas tërmetit. Tre minuta pas tërmetit, qyteti fqinj Kırkağaç u trondit nga një tërmet me madhësi 4.1. 16 minuta pas tronditjes fillestare, Akhisar u trondit përsëri nga një tërmet me madhësi 3.8.


Kryetari i Akhisar Besim Dutlulu tha se nuk ka njerëz të lënduar dhe as shtëpi të dëmtuara.

Turqia ndodhet në një prej zonave më aktive sizmike në botë. /Motilokal.com