Një raketë pothuajse plotësisht e printuar 3D ka nisur fluturimin për herë të parë.
Terran 1 pa ekuipazh fluturoi në ora 4:25 të mëngjesit, pas dy shtyrjeve që kishte pasur si rezultat i një problemi me temperaturën e shtytësit dhe me presionin e karburantit.
Terran 1 – raketa 33.5 metra e gjatë dhe 2.3 metra e gjerë, “është objekti më i madh i printuar 3D që ka tentuar fluturimin në orbitë”, sipas Relativity Space, start-up nga Kalifornia që arritur ta prodhojë atë.

85 për qind e masës së raketës është printuar, përfshirë motorët, kurse Relativity Space synon të rrit këtë masë deri në 95 për qind.
Në fluturimin e parë, raketa është dashur të arrijë në orbitë pas tetë minutave. Po të arrinte, start-upi nga Kalifornia do të ishte kompania e parë private hapësinore që lansoi një raketë të tillë.

Megjithatë, një problem i shfaqur rreth pesë minuta pas ngritjes, nënkuptonte që raketa nuk arriti në orbitë. Terran 1 ka arritur pikën Max-Q, ku raketa përjeton presionin më të lartë dinamik.
Kjo është pika në fillim të një nisjeje ku presioni aerodinamik dhe forcat e tjera mbi një automjet janë në maksimum. Kalimi i kësaj pike vendosi integritetin e komponentëve të printuar në 3D të raketës.

Pavarësisht se nuk ka përfunduar një mision të plotë, fluturimi megjithatë përfaqëson një arritje të rëndësishme për Relativity Space.
Nuk është e pazakontë të përjetosh një dështim në një fluturim të parë dhe kompania do të ketë marrë një mori të dhënash për nisjet e ardhshme.
/Motilokal.com
