Mos harroni! Sonte në mesnatë fillon llogaritja verore e kohës

Mos harroni! Sonte në mesnatë fillon llogaritja verore e kohës

Me lëvizjen e akrepave një orë para, të dielën (26 mars) në orën 02:00 fillon matja verore e kohës.

Matja verore e kohës fillon në fundjavën e fundit të muajit mars me zhvendosjen e akrepave nga ora 02:00 në orën 03:00.

Matja verore e kohës do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë prapa nga ora 03:00 në orën 02:00 me çka dhe fillon matja dimërore e kohës.

Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën. Ora e shteteve evropiane ndërrohet në një kohe. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas.

Nga fundi i marsit deri në fund të tetorit, ora verore do të jetë në fuqi në format që kemi njohur që nga viti 1996.

Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.

Ndërsa një shekull më vonë (në vitin 1907), teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komunave e cila i dha dritën e gjelbër projektit “British Summer Time”, i cili përfshinte lëvizjen e akrepave të orës përpara gjatë verës.

Shumë vende e pasuan Britaninë e madhe në këtë hap, veçanërisht në kohë lufte, kur ruajtja e energjisë ishte me të vërtetë një prioritet. Ndërsa miratimi përfundimtar i kësaj mase për të gjitha vendet, konsiston në vitin 1966, i cili përkoi me krizën e energjisë.

/Motilokal.com