Borë në Kosovë dhe Shqipëri

Borë në Kosovë dhe Shqipëri

Tashmë zyrtarisht jemi në stinën e pranverës, ku pemët kanë filluar të çelin lulet, parqet të stolisen me lule dhe temperaturat kanë filluar të ngrohen, ku patëm mot me diell nga java e hëna parashihet një ndryshim i shkurtër motit.

Të hënën priten reshje shiu, ndërsa me rënien e temperaturave ditën e martë mund të ketë kushte edhe për rrebeshe të dobëta bore apo breshnize.

Ndërsa në zonat malore apo në bjeshkët e Kosovë priten reshje bore dhe rënie të temperaturave.

Në Rugovë nga nata e sotme priten reshje bore, për të vazhduar gjatë së hënës dhe të martës. Gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot i ftohtë, temperaturat të hënën do të lëvizin prej 1 deri në 4 °C, ndërsa të martën nga -8 deri në -10 °C.

Parashikimi i motit për ditën e hënë në Brezovicë do të mbajë mot i ftohtë me reshje bore. Temperaturat pritet të lëvizin nga 2 deri në 5 °C.

Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së martë. Temperaturat parashihet të lëvizin nga -9 deri në -15 °C.

Borë pritet të bie edhe në Brod të Dragashit ditën e hënë dhe të martën. Temperaturat të hënën do të lëvizin prej 7 deri në 8 °C, ndërsa të martën nga -3 deri në -5 °C.

Reshje bore pritet të bie edhe në zonat apo bjeshkët malore të Shqipërisë.

Moti në Valbonë për ditën e hënë do të mbajë mot i ftohtë me reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 3 deri në 5 °C.

Në Theth do të mbajë mot i ftohtë me reshje shiu e bore. Temperaturat do të lëvizin prej 4 deri në 6 °C.

Edhe në zonat tjera malore të Shqipërisë mund të ketë reshje bore të përziera edhe me shi.

/Motilokal.com