Mot me shi dhe borë në viset malore të Shqipërisë

Mot me shi dhe borë në viset malore të Shqipërisë

Moti këtë fillim jave në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e një fronti të ftohtë atmosferik me masa ajrore me origjinë polare. Pritet një rënie drastike e temperaturave në fillim të javës si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale. Megjithatë duke filluar gradualisht nga mesjava dhe kryesisht ditët e fundit të javës temperaturat rikthehen përsëri në vlerat e zakonshme të pranverës.  

Sot parashikohet mot me vranësira të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave, të shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në relievet malore mbi 1000 metër priten reshje bore.  

Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta lokale.

E mërkura parashikohet me mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite kthjellët e me diell.

/Motilokal.com