Fillimi i javës në Kosovë parashikohet me mot të ndryshueshëm për shkak të kalimit të një cikloni mbi rajon, i cili do të sjellë sisteme frontale mbi vendin tonë, që shtrijnë masa më të ftohta ajrore.
Parashihen erëra të fuqishme në disa rajone të veriut të Dukagjinit, ndërsa në viset e larta malore me reshje bore, e në pjesët e ulëta reshje e shiu të përziera me borë.
Moti sot pritet të mbajë kryesisht vranët, me reshje shiu të shoqëruara me bubullima.
Dita e martë do të jetë me mot të ftohtë e erë. Gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme, priten edhe rrebeshe të dobëta bore pasdite.
Të mërkurën pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell. Në mëngjes priten ngrica për shkak të rënies së temperaturave.

/Motilokal.com
