Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasdite në shumë vende do të jetë i paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë nga drejtimi jugor. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të fillojë të fryjë erë e fortë veriore e cila do të shkaktojë ftohje të ndjeshme, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta reshjet do të kalojnë në borë të dobët.
Dita e martë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i ftohtë me erë të fortë nga veriu, në disa vende me shpejtësi mbi 70 km/h. Në pjesët jugperëndimore dhe ekstreme perëndimore do të ketë kushte për të fryrë borë të dobët.
E mërkura do të jetë me mot të ftohtë në mëngjes, me diell dhe më i ngrohtë gjatë ditës me vranësira të ulëta deri në mesatare.

/Motilokal.com
