Parashikimi i moti për ditën e hënë në Mal të Zi do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, të shoqëruara ne erë dhe bubullima. Në zonat malore priten reshje bore.
Dita e martë do të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell dhe erë. Në zonat malore reshje të dobëta bore.
E mërkura parashikohet të mbajë mot pjesërisht me re paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët.

/Motilokal.com
