Kompania OneWeb lansoi 36 satelitët e fundit që iu bashkuan plejadës prej 616 gjithsej, të cilët do të rivalizojnë Starlink-un e Elon Musk dhe do të ofrojnë mbulim global në internet këtë vit.
Drejtori i OneWeb, Neil Masterson, tha se suksesi i kompanisë është rezultat i punës së madhe dhe të palodhur të shoqëruar me probleme gjeopolitike.
OneWeb tani ka satelitë të mjaftueshëm në orbitë për të ofruar internet në 48 shtete të SHBA-së në maj, ndërsa qëllimi përfundimtar është të ofrojë mbulim global të internetit deri në fund të këtij viti.
Grupi i fundit i satelitëve u lëshua nga ishulli indian Sriharikota dhe lëshimi u krye nga Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore, e cila u krijua dhjetë vjet më parë.
OneWeb tani planifikon të nisë një valë të re, më të sofistikuar prej disa qindra satelitësh shtesë që mund të kushtojë deri në 4 miliardë dollarë dhe duhet të jetë funksional deri në vitin 2028.
/Motilokal.com
