Një tërmet me magnitudë 3.1 ka dridh Maqedoninë e Veriut në ora 2:41 pas mesnate.
Epiqendra e tërmetit ka qenë afër Shtipit në lindje të vendit, kurse është ndier edhe në qytete për rreth.
Tërmeti ka qenë në thellësi me pak se dy kilometra dhe ka shkaktuar panik te banorët e këtij qyteti, të cilët frikën e kanë shprehur edhe në rrjetet sociale.
“Na dridhi si të kishte rënë ndonjë bombë”, komentoi një banor i Shtipit.
“Dashtë Zoti të mbetet me 3.1 shkallë e mos të dridhet më shumë”, ka komentua një tjetër, pasi informatat fillestare ishin se fuqia e tërmetit ka qenë 4.6 shkallë.
/Motilokal.cocm
