Kompania OnePlus prezantoi një version të ri të modelit OnePlus 11.
Siç dihet, OnePlus 11 u prezantua në Kinë në fillim të dhjetorit, ndërsa në shkurt arriti në tregun global. Disponohet në dy ngjyra, e zezë dhe gjelbër dhe tani ka ardhur një opsion i tretë, ndoshta më i bukuri në ofertë.

Edicioni unik quhet Jupiter Rock sepse është frymëzuar nga sipërfaqja e planetit më të madh në sistemin tonë diellor. Çdo kopje ka një model të ndryshëm të zhvilluar nga ajo që OnePlus e quan "shkëmb mikrokristalor 3D" me një efekt të shkëlqyer vezullues që shfaqet kur ekspozohet ndaj dritës.

Hulumtimi dhe zhvillimi i panelit zgjati më shumë se një vit dhe materiali kalon nëpër procese komplekse përpara se të bëhet paneli i pasmë i smartphone. Kompania theksoi se prodhimi është shumë kompleks.
OnePlus thotë se, përveçse duket bukur, paneli i ri ndihet po aq i këndshëm në prekje sa “guri që ka qenë nën ujin e burimit për mijëra vjet”.

Edhe pse Jupiteri është një gjigant gazi, dizajni dhe materiali bazohen në mikrolit.
Ky telefon vjen me 16 GB RAM dhe 512 GB memorie të brendshme dhe kushton njësoj si versioni i gjelbër dhe i zi, pra 655 euro.
/Motilokal.com
