A do të bie borë në pranverë?

A do të bie borë në pranverë?

Një thënie popullore thotë “Cungun më të madh ruaje për Shën Gjergj”. Me hyrjen e stinës së pranverës të gjithë mendojmë se tashmë jemi përshëndetur me dimrin, borën, por moti vazhdon të na surprizoj.

Java e parë e prillit në Kosovë parashihet të mbajë me rrebeshe shiu, bubullima dhe rrufe, duke u pasuar me reshje bore e rënie të temperaturave.

Sipas parashikimit te Motilokal.com në ditën e martë dhe mërkurë priten reshje bore. Temperaturat në këto dy ditë do të zbresin deri në -1 gradë Celsius.

Ndryshim moti pritet edhe në Shqipëri. Në fundjavë priten reshje shiu të shoqëruara me bubullima dhe rrufe. Ndërsa të martën dhe mërkurën reshje e shiut priten të shndërrohen në reshje bore. Në disa zona temperaturat do të zbresin deri në 0 gradë Celsius.

Reshje shiu edhe bore në ditët e para të prillit priten edhe në Maqedoninë e Veriut.

Motilokal do ju mbajë të informuar si çdo herë më të rejat e moti.

/Motilokal.com