Inxhinierët që punojnë për Hyundai Motor Group në Korenë e Jugut zhvilluan së fundmi një robot mbushës plotësisht automatik, i quajtur ACR. Kompania pretendon se ACR ka kapacitet të punojë në çdo mjedis, duke e bërë mbushjen e veturave elektrike më të lehtë dhe më të sigurt për drejtuesit.
ACR duket si një karrocë gjigante me një krah të bashkangjitur, por pavarësisht pamjes së saj mjaft të thjesht, vetura është mjaft e ndërlikuar. Ekipit të inxhinierëve iu deshën gati një vit për të avancuar nga një prototip CGI në një njësi funksionale, e cila tani është testuar dhe vlerësuar në një stacion mbushës për vetura elektrike.
Videoja e publikuar nga Hyundai tregon robotin ACR në veprim. Siç mund ta shohim, gjithçka që duhet të bëjë shoferi është të aktivizojë funksionin e parkimit në mënyrë automatike. Pasi vetura vendoset në vendin e caktuar të parkimit, ACR merr punën përsipër. Roboti komunikon me veturën, në këtë rast Ioniq 6 dhe hap portën e mbushjes, pastaj thjesht fut kabllon e mbushësit në portën e mbushjes.
/Motilokal.com
