Franca dhe Spanja piqen nga i nxehti

Franca dhe Spanja piqen nga i nxehti

Një valë josezonale e të nxehtit veror ka prekur zonat e Evropës Perëndimore në fund të marsit 2023.

Qindra rekorde mujore të nxehtësisë u thyen më 29 mars 2023 në Francë dhe Spanjë.

Në Francë, 9 stacione regjistruan një temperaturë mbi 30°C dhe 28 mbi 29°C, ndërsa dhjetëra rekorde mujore u thyen.

Në Marok, konkretisht në qytetin e Agadirit, për muajin mars u vendos temperatura maksimale rekord me vlerë 39.8°C.

Në Spanjë u thyen dhjetëra rekorde mujore, përfshirë ato në qytetet San Sebastian dhe Bilbao. Në Ishujt Kanarie temperatura i kaloi 37 °C.

Për Francën, marsi 2023 është muaji i 14-të radhazi që mbyllet me një devijim pozitiv të temperaturës, në një periudhë veçanërisht të ngrohtë, pa precedentë, e cila ka nisur nga shkurti 2022 dhe vijon deri më sot e shoqëruar me thatësirë të fortë.

/Motilokal.com