Shumë familje kanë problem me ardhjen e pranverës kur insekte të ndryshme fillojnë të zvarriten në shtëpitë e tyre. Insektet më të zakonshme nga të cilat është e vështirë të largohen janë milingonat, veçanërisht kur, për sigurinë e shtëpisë, nuk duhet të përdorni kimikate të forta.
Prandaj, ne ju sjellim një listë të produkteve natyrale që mund t'ju ndihmojnë të hiqni qafe milingonat në mjedisin tuaj.
Uthulla e bardhë
Uthulla e bardhë është një aleat i shkëlqyeshëm në pastrim, por është gjithashtu i shkëlqyeshëm për të hequr milingonat. Kombinoni tre decilitra uthull dhe një decilitër ujë. Spërkatni zonat ku milingonat grumbullohen në shtëpinë tuaj. Ky lëng ndihmon në maskimin e gjurmëve të aromës së milingonave, duke dëmtuar aftësitë e tyre gjurmuese.
Kanella
Kanella përmendet si erëza më e mirë për të hequr qafe milingonat në mënyrë natyrale. Kanella Saigon mund të jetë veçanërisht efektive kur spërkatet rreth milingonave, mbi shtigjet e tyre, në sipërfaqet e punës dhe dyshemetë e kuzhinës. Vaji esencial i kanellës gjithashtu mund të zmbrapsë dhe shfaros në mënyrë efektive milingonat.
Piperi
Piperi në fakt nuk i vret milingonat, por aroma e fortë do t'i largojë ato. Hidhni piper të zi të bluar aty ku dalloni milingonat, ose thjesht përzieni piperin dhe ujin në një shishe dhe spërkatni pikat e hyrjes në shtëpinë tuaj.
Nenexhik i freskët
Milingonat nuk e pëlqejnë erën e mentës së freskët, kështu që mbjellja e saj në kopshte perimesh dhe lulesh largon milingonat dhe insektet e tjera dhe i jep kopshtit tuaj një aromë të këndshme. Vajrat esencialë të nenexhikut, karafilit dhe rozmarinës gjithashtu punojnë për të mbajtur milingonat larg mjedisit tuaj.
Agrumet
Acidet natyrale në frutat e agrumeve si limonët, portokajtë dhe grejpfrutët bëjnë mrekulli në mbajtjen larg milingonave duke maskuar gjurmët e tyre të aromës. Shtrydhni limonin në një shishe sprej ose fërkoni lëkurën e portokallit në pragjet e dritareve për të dekurajuar insektet e vogla të hyjnë në shtëpi.
Llumi i kafesë
Kjo taktikë popullore e zmbrapsjes së milingonave ekziston prej vitesh. Thjesht spërkatni me llum kafeje rreth kërcellit të bimëve dhe luleve të brendshme dhe të jashtme. Disa thonë se janë të neveritur nga era, ndërsa të tjerë pretendojnë se milingonat nuk e pëlqejnë ndjesinë e tokës nën këmbët e tyre. Sido që të jetë, ky truk i kafesë funksionon.
/Motilokal.com
