Çifti i lejlekëve kthehet në Gjirokastër

Çifti i lejlekëve kthehet në Gjirokastër

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas një fluturimi për mbijetesë të nisur nga kontinenti afrikan, duke kapërcyer rreziqe si elektroshoku dhe vrasja e paligjshme, çifti i lejlekëve tashmë ka mbërritur në platformën e folezimit dhe ka filluar punën për rregullimin dhe fortifikimin e folesë. 

Sipas PPNEA-s në këtë fole, familja e lejlekut do të mirëpresë anëtarët e rinj, të cilët do të ushqehen nga prindërit deri sa të mësojnë të fluturojnë për herë të parë.

“Ndërtimi i platformës së folezimit është ndërmarrë nga PPNEA, Azm Qarku Gjirokastër dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit - OST sh.a. me qëllim rritjen e mundësive të folezimit të këtij lloji në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Tutje PPNEA njofton se ky lloj numëron më pak se 10 çifte në Shqipëri dhe listohet si lloj i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje.

PPNA premton që shumë shpejt do të aktivizojë kamerën me transmetim në kohë reale, e cila do të monitorojë familjen e lejlekut 24 orë në ditë.

/Motilokal.com