Çfarë kohe pritet të mbajë në Shqipëri?

Çfarë kohe pritet të mbajë në Shqipëri?

Moti sot do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa në fundjavë do të ketë ndryshim moti me vranësira e reshje shiu të shoqëruara me bubullima e shkarkime rrufesh.

Sot moti parashikohet me  kthjellime dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Të shtunën parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, të shoqëruara me bubullima dhe rrufe.

E diela pritet të mbajë mot kryesisht të vranët me reshje lokale shiu.

/Motilokal.com