Qyteti i Shkupit do të subvencionojë për blerjen e veturave hibride dhe elektrike

Qyteti i Shkupit do të subvencionojë për blerjen e veturave hibride dhe elektrike

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se sot para Këshillit të Qytetit të Shkupit gjendet pilot projekti me të cilin Qyteti i Shkupit do të subvencionoje deri në 200.000 denarë, respektivisht mbi 3.200 euro gjatë blerjes së automjeteve hibride dhe elektrike nga ana e qytetarëve dhe taksive.

Arsovska iu bëri thirrje këshilltarëve që të votojnë propozimin në fjalë.

“Ky është pilot projekt që për herë të parë aplikohet në Maqedoninë e Veriut dhe me të cilin Qyteti i Shkupit do të subvencionojë 200.000 denarë për automjet”, tha mes tjerash Arsovska.

/Motilokal.com