Instituti për Mbrojtjen e Natyrës realizon aktivitete për ruajtjen e popullatës së lejlekut të bardhë në Kosovë

Instituti për Mbrojtjen e Natyrës realizon aktivitete për ruajtjen e popullatës së lejlekut të bardhë në Kosovë

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e llojeve të rralla të faunës, ka realizuar një aktivitet bashkëpunimi me Organizatën Wildlife-Albanian Photographers, KEDS-in dhe me komunën e Fushë Kosovës.

“Qëllimi i bashkëpunimit ishte zëvendësimi i shtyllës së vjetër dhe të dëmtuar ku ka qenë e vendosur çerdhja e Lejlekut të Bardhë (Ciconia ciconia), me një shtyllë të re nga betoni së bashku me strukturën metalike të folesë.  Kjo ka mundësuar që lejleku i bardhë të kthehet sërish në çerdhen e re dhe të vazhdojë folenzimin”, ka bërë të ditur Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

AMMK thekson se ky aktivitet dhe aktivitetet e tjera të ngjashme kanë ndikim pozitiv në ruajtjen e popullacionit të lejlekut të bardhë, si lloj i rrezikuar i faunës së Kosovës.

Fotot janë realizuar nga fotografi i botës së egër Lulzim Demaj.

/Motilokal.com