Rikthehet i ftohti dimëror

Rikthehet i ftohti dimëror

Ndonëse jemi në stinën e pranverës dhe si duket ende nuk jemi përshëndetur mirë me dimrin. Nga java e ardhshme pritet të kemi mot të acartë dimëror, ftohtë e me reshje bore.

Sipas parashikimit te Motilokal.com në ditën e martë dhe mërkurë priten reshje bore. Temperaturat në ditën do të zbresin deri në -2 gradë Celsius, ndërsa natën deri në -7 gradë Celsius. Reshje bore parashihet të bie edhe në zonat malore.

Ndryshim moti pritet edhe në Shqipëri. Java e ardhshme parashihet me reshje shiu të shoqëruara me bubullima dhe rrufe. Ndërsa reshjet e shiut priten të shndërrohen në reshje bore. Në disa zona temperaturat do të zbresin deri në 0 gradë Celsius. Reshje bore parashihet të bie edhe në zonat malore.

Reshje shiu edhe bore priten gjatë javës së ardhshme edhe në Maqedoninë e Veriut.

Motilokal do ju mbajë të informuar si çdo herë më të rejat e moti.

/Motilokal.com