Kthehet dimri! Ky është parashikimi i motit për këtë fillim jave në Shqipëri

Kthehet dimri! Ky është parashikimi i motit për këtë fillim jave në Shqipëri

Moti këtë fillim jave në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë polare. Depërtimi i këtyre masave ajrore është jo i zakonshëm për periudhën që ndodhemi pasi janë karakteristike të muajit dhjetor apo janar. Në këtë mënyrë priten ditë me reshje shiu e bore si dhe rënie të temperaturave.

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët me reshje shiu në formën e shtrëngatave. Ndërkohë në relievet malore në lartësitë mbi 800 metra në orët e vona të mbrëmjes priten reshje të dendura bore.

Ditën e martë do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, në qarqe priten reshje bore.

E mërkura parashikohet me mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu, ndërsa në disa zona reshje bore.

/Motilokal.com