Javë me mot dimëror, reshje shiu e bore

Javë me mot dimëror, reshje shiu e bore

Moti këtë fillim jave në Kosovë parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë polare. Depërtimi i këtyre masave ajrore është jo i zakonshëm për periudhën që ndodhemi pasi janë karakteristike të muajit dhjetor apo janar. Në këtë mënyrë priten ditë me reshje shiu e bore si dhe rënie të temperaturave.

Moti sot pritet të mbajë kryesisht i vranët dhe me erë, me reshje shiu, që priten të shndërrohen në borë.

Dita e martë do të jetë me mot të ftohtë dhe reshje bore në ultësira dhe zonat malore.

Të mërkurën pritet të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe fjolla bore.

/Motilokal.com