Një rover me madhësi SUV do të lëshohet në Hënë në vitin 2026

Një rover me madhësi SUV do të lëshohet në Hënë në vitin 2026

Edhe pse nuk është nisur ende, kjo nuk do të thotë se raketa e re e SpaceX e quajtur Starship nuk ka tashmë fluturime të rezervuara.

Një startup i quajtur Astrolab tha se kohët e fundit nënshkroi një kontratë me SpaceX për të rezervuar një vend në një mision ngarkesash Starship të planifikuar për nisjen në mesin e vitit 2026.

"Kjo do të jetë një kontratë mallrash komerciale për SpaceX në lidhje me sipërfaqen hënore", tha drejtori i Astrolabe Jaret Matthews.

Astrolab po zhvillon një automjet që një ditë duhet të transportojë pajisje, furnizime dhe njerëz nëpër sipërfaqen hënore. Është një rover me madhësi Jeep Wrangler i quajtur Flexible Logistics and Exploration (FLEX), që do të thotë se është më i madh se roveri Perseverance i NASA-s, i cili është në Mars. Roveri i ri ka një krah robotik për të ndihmuar me ngarkesën dhe mund të lëvizë me një shpejtësi deri në 24 km/h, por edhe të transportojë dy astronautë.


Pasi të jetë në Hënë, FLEX do të bëhet roveri më i madh në sipërfaqen hënore. Astrolab tashmë ka klientë që janë të interesuar të transportojnë mallra në sipërfaqen hënore dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në praninë e përhershme të njerëzve në Hënë.

Qëllimi është të kemi një flotë roverësh në Hënë dhe Mars.

/Motilokal.com