Reshje bore në Kosovë: Policia bën apel për kujdes në trafik

Reshje bore në Kosovë: Policia bën apel për kujdes në trafik

Policia e Kosovës ka bërë apel tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të borës që kanë nisur nga mbrëmë.

“Edhe pse jemi në stinën e pranverës dhe shumica e automjeteve në qarkullim mund të jenë me goma të verës, pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundësi për reshje bore, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim i asfaltit dhe krijim i gropave)”.

“Kërkohet nga shoferët që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës bazuar në kushtet meteorologjike apelon për kujdes të shtuar në trafik:

• Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit! 

• Mbani distancën e sigurt në mes mjeteve!

• Përdorni rripin e sigurisë!

• Respektoni kufizimet e shpejtësisë konform kushteve atmosferike të krijuara! 

• Mos përdorni telefoni mobil gjatë ngasjes!

• Mos kryeni parakalime të ndaluara apo mos bëni manovra me mjet në rrugë!

/Motilokal.com