Dimër në pranverë, bora zbardh Kosovën [Foto]

Dimër në pranverë, bora zbardh Kosovën [Foto]

Pas një dimri të ngrohtë, pa reshje bore në zonat e ulëta, nga nata e mbrëmshme Kosova është zbardhur nga bora.

Si duket ndryshimi i klimës ka ndikuar që edhe stinët të ndryshojnë vendet. Jo rrallëherë stina e pranverës ka kaluar pa reshje bore.

Tashmë shumë drejtues veturash nga ndërruar edhe gomat e dimrit me të verës dhe kjo borë ka shkaktuar edhe telashe në qarkullimin rrugor.

Bora pranverore ka dhuruar pamje shumë të bukura, që nuk mundesh të kalosh pa shkrepur një fotografi.

Motilokal ju sjellë disa pamje magjepsëse të borës pranverore.


/Motilokal.com