Hortikultura apelon qytetarët për kujdes për shkak të drunjve të rënduar nga bora

Hortikultura apelon qytetarët për kujdes për shkak të drunjve të rënduar nga bora

Ndërmarrja Publike Lokale “Hortikultura” sh.a në Prishtinë përmes një njoftimi ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes gjatë ecjes në Parkun Taukbahçës.

“Qytetarë të nderuar ju lusim të bëni kujdes gjatë ecjes në Parkun Taukbahçës për shkak të drunjve të rënduar nga bora e papritur. Bora e rënë gjatë kësaj periudhe është më e lagësht se zakonisht andaj e ka peshën më të madhe në degët e drunjve”, thuhet në njoftim.

/Motilokal.com