Rrezohen drunjtë në Prishtinë nga reshjet e borës

Rrezohen drunjtë në Prishtinë nga reshjet e borës

Nga reshjet e shumta të shiut dhe borës, gjatë natës së mbrëmshme, është rrëzuar një lis tek Parku i Qytetit në Prishtinë, në rrugën “Hamëz Jashari”, duke bllokuar rrugën për qarkullim. Lisi ka rënë edhe mbi çatinë e një shtëpie dhe mbi tela të rrymës.

Fatmirësisht, nga kjo fatkeqësi natyrore nuk është lënduar askush.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e “Hortikulturës” dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, për të larguar lisin nga rruga dhe për të liruar qarkullimin e automjeteve.

/Motilokal.com