Borë në juglindje të Shqipërisë

Borë në juglindje të Shqipërisë

Pranvera duket se nuk ka ardhur ende në disa zona të juglindjes së vendit. Gjatë orëve të fundit, ka pasur reshje bore në zonat e thella malore të juglindjes.

Reshjet e dëborës, por edhe ato të shiut, kanë qenë prezente edhe në fshatrat turistikë të Voskopojës e Dardhës, por nuk ka patur probleme me lëvizjen e automjeteve.

Më problematike situate ishte në aksin Boboshticë-Dardhë, aty ku është dashur jo vetëm ndërhyrja e borëpastrueseve, por edhe kriposja e rrugës.

Nga ana tjetër, OSHEE ka njoftuar për probleme me furnizimin me energji elektrike në disa prej zonave malore, por grupet e punës kanë bërë të mundur riparimin në kohë të defekteve.

/Motilokal.com