Vjenë: Robotët do të zëvendësojnë pjesërisht kirurgët, së shpejti operacioni i parë robotik

Vjenë: Robotët do të zëvendësojnë pjesërisht kirurgët, së shpejti operacioni i parë robotik

Robotët do të zëvendësojnë pjesërisht kirurgët në Vjenë gjatë procedurave të vogla kirurgjikale, njoftuan autoritetet e këtij qyteti.

Siç deklaruan ata, operacionet minimale invazive po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, gjë që është një avantazh si për pacientët ashtu edhe për kirurgët. Për këto operacione përdoren kamera dhe instrumente që futen në trup përmes prerjeve të vogla në lëkurë.

Me këtë, siç arsyetuan ata, mund të kryhen manovra shumë më komplekse se sa është rasti me laparoskopinë klasike, ndërkohë që dridhja e duarve të kirurgut mungon. Nervat dhe enët e gjakut mbrohen sa më mirë dhe prerjet e vogla bëjnë të mundur arritjen e rezultateve më të mira estetike dhe uljen e dhimbjes pas operacionit.

Kirurgët nuk janë më në tavolinën e operacionit, por drejtojnë tastierën ndërsa shikojnë ekranin. Imazhi tre-dimensional me rezolucion të lartë ofron një pamje të zmadhuar dhjetëfish.

Ata njoftuan se operacioni i parë robotik do të kryhet në mes të prillit në klinikën Donaustadt. Në urologji, një robot kirurgjik përdoret për ndërhyrje uro-onkologjike si kirurgjia e tumorit në veshka ose për procedura rindërtuese si operacionet e zëvendësimit të fshikëzës.

Për departamentet e urologjisë, kirurgjisë së përgjithshme, ENT dhe gjinekologjisë të disa klinikave në Vjenë, në bashkëpunim me kompaninë Intuitive Surgical Sàrl, do të blihen gjashtë robotë Da Vinci me një vlerë totale prej 12 milionë euro. Blerja e robotëve përfshin një trajnim dy-mujor për kirurgët që do t'i përdorin ato, njoftuan autoritetet e Vjenës.

/Motilokal.com