Gjatë ditës së mërkurë Shqipëria do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimesh kryesisht në zonat bregdetare dhe në qendër të vendit.
Reshjet e shiut pritet të jetë me intensitet të ulët të karakterit lokal kryesisht përgjatë relieveve malore. Në lartësinë mbi 900 metra reshje bore me intensitet të ulët. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 7 deri në 12 °C.
Dita e enjte pritet të jetë me mot pjesërisht të vranët dhe riga shiu në mëngjes, pasdite pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 12 °C.
/Motilokal.com
